instat-4Në 2013-ën ekonomia shqiptare ka rregjistruar rritjen më të ulët në 20 vitet e fundit, përjashtuar vitin ‘97. Të dhënat paraprake të INSTAT kanë konfiruar se vitin e kaluar, aktiviteti ekonomike është rritur vetëm me 0.4 përqind, duke qenë shumë pranë recensionit, ose nivelit nën zero.

Frenimin në rritjen ekonomike të vitit të kaluar, sipas INSTAT e ka dhënë sektori i transporteve, i cili ka rënë me 15.4 përqind, si dhe bujqësi e tregtia që janë rritur vetëm me nga 1.2 dhe 3.1 përqind.

Sipas të dhënave tre mujore të INSTAT, tremujori i fundit i vitit të kaluar ka shënuar ecurinë më pozitive krahasur me pjesën tjetër të vitit. Sektori i industrisë dhe telekomunikacionit kanë dhënë efektin kryesor në përmirësimin e aktivitetit ekonomik në këtë periudhë.

Rritja ekonomike e vitit të kaluar prej 0.4 përqind  ka qenë edhe më e ulët nga sa parashikohej nga qeveria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Banka Botërore të cilët prisnin një rritje jo më të ulët se 0.7 përqind.

Ediol Halilaj