INSTATViti që kaloi ishte i vështirë përsa i përket prodhimit të energjisë elektrike në vend. Instituti i Statistikave bën të ditur se  krahasuar me vitin 2013, energjia e prodhuar si nga hidrocentralet, termocentralet, por edhe prodhuesit e tjerë shënoi rënie prej 32.1 %.

Në raportin e publikuar për bilancin e energjisë elektrike për vitin 2014, thuhet se rënie me 0.8 % , krahasuar me vitin paraardhës, u shënua edhe për energjinë elektrike të përfituar nga të gjitha burimet, si ato vendase por edhe të importuara.

Nevoja për të përmbushur kërkesat me energji elektrike në vitin 2014 e ka detyruar vendin tonë të rrisë importin e energjisë me 44.5 % krahasuar në vitin 2013.

Sipas INSTAT prodhimi Neto vendas i energjisë elektrike përbën 60.6 % të energjisë që vihet në dispozicion për konsum. Burimi kryesor i prodhimit të energjisë elektrike mbetet prodhimi nga hidrocentralet.

Ndërsa ekporti shënoi ulje.

Sa i përket humbjeve në rrjet, në krahasim me vitin 2013, INSTAT thotë se janë ulur 15.8 %. Ndërsa konsumi i energjisë elektrike vitin që kaloi është rritur 10.1 % krahasuar me 2013-n.

Tv Klan