eksporte

Muaji Prill shënoi një tjetër thellim të defiçitetit tregëtar duke arritur në 20 miliardë lekë diferenca mes mallrave që importohen përballë atyre që eksportohen. Defiçiti u rrit me 6.5% krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, por edhe me 3.3% krahasuar me muajin Mars të këtij viti.

Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave i cili thotë se eksportet e mallrave  shqiptare në Prill kanë rënë me 10 % në krahasim me Prillin e vitit 2014 dhe 7,8 % në krahasim me Mars 2015.

Për të njëjtën periudhë rënie kanë shënuar edhe importet. Krahasuar me një vit me parë ato kanë rënë me 2% dhe 2,2 % në krahasim me Marsin e këtij viti.

Në rënien e eksporteve kanë ndikuar grupet: makineri pjesë këmbimi, ushqime, pije, duhan, produkte kimike dhe plastike, minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Në rënien e importeve kanë ndikuar grupet makineri, paisje dhe pjesë këmbimi, tekstile, ushqime, pije, duhan. Grupet minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe materiale ndërtimi.

Sipas INSTAT, në Prill të këtij viti eksportet drejt vendeve të BE -së janë ulur 25,3 %, krahasuar me një vit më parë. Rritje të eksporteve në këtë muaj ka patur drejt Kosovës dhe Kinës.

Tv Klan