Vitin e kaluar qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar me shumë para për nevojat e tyre të konsumit. Kjo jo për shkak të rritjes së mirëqenies, por të ndryshimit të çmimeve.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vitin e kaluar, shpenzimet mesatare mujore të familjeve për konsum llogariten afro 70 mijë e 766 lekë , ose 1.9% me të larta se viti paraardhës.

Delina Ibrahimaj, Drejtore e Përgjithshme e INSTAT:

Shpenzimet familjare për konsum ushqimor, në raport me konsumin gjithsej, në vitin 2015 janë 48,7 përqind nga 44 përqind në vitin 2014, dhe paraqesin rritjen më të madhe në peshat e shportës së konsumit. Ndryshimi i strukturës së shpenzimeve, është më së shumti pasojë e efektit të çmimeve, i cili ka ndikuar në rishpërndarjen e buxhetit te familjeve.

Sipas INSTAT, shpenzimet më të mëdha të familjeve shkojnë për ushqime, me pas vijnë ato për banesa si: qira, ujë, energji dhe për transport.

Vitin e kaluar ulje të shpenzimeve është shënuar për arsim dhe shëndetësi. Qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta për konsum , me pas vjen Lezha e Gjirokastra. Ndërsa me pak shpenzon Vlora./ TV KLAN