instata

Mallrat e konsumit në muajin dhjetor kanë pësuar rritje krahasuar me dhjetorin e vitit 2014. Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave i cili sqaron se rritjen më të madhe e kanë pësuar grupi i ushqimeve dhe pije joalkolike  të cilat janë shtrenjtuar si krahasuar me një vit më parë por edhe me muajin nëntor.

Qytetarët në fund të vitit  që lamë pas kanë paguar 5.1%  më shumë para   për të blerë ushqime.

Brenda grupit të  ushqimeve sipas INSTAT, më të kripura kanë qenë çmimet për zarzavatet  të cilat u rritën me 23.9%  dhe frutat të cilat u rritën me 22,7 %.

Muajin që kaloi ,në total çmimet kanë pësuar rritje me 2% krahasuar me muajin e fundit të vitit 2014. Perveç ushqimeve, rritje kanë pësuar edhe  shërbimi arsimor dhe  grupi, pije alkoolike dhe duhan.

Përsa i përket uljes së çmimeve sipas INSTAT , krahasuar me nëntorin, në dhjetor më lirë ka kushtuar nafta dhe benzina.

Tv Klan