Deficiti tregtar në muajin Prill të këtij viti arriti në 30 mld lekë, duke u rritur me afro 31.4%, krahasuar me një vit më parë dhe 9,2 % në krahasim me muajin Mars të këtij viti.

Të dhënat bëhen të ditura nga Insituti i Statistikave, sipas të cilit, volumi i importeve vazhdon të jetë i lartë krahasuar me eksportet.

Eksportet në Prill, sipas INSTAT u rritën me 1.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa importet u rritën me 17.2%.

Rritja e eksporteve është ndikuar kryesisht nga grupet tekstile dhe këpucë, ushqime, pije dhe duhan, ndërsa rënie kanë pësuar grupi minerale, lëndë djegëse energji elektrike dhe makineri e pjesë këmbimi.

Në Prill u importua më shumë material ndërtimi, pjesë këmbimi dhe tekstile e këpucë dhe më pak minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Sipas INSTAT vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Prill 2015 janë: Italia Greqia dhe Serbia. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova, Maqedonia dhe Spanja.

Tv Klan