Ekonomia shqiptare shënoi rritje me 3.21% në tremujorin e parë të këtij viti duke e çuar kështu në total 3.14% rritjen për gjysmën e parë të 2016-ës.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Instituti i Statistikave, i cili në analizën e bërë thotë se përveç bujqësisë të gjitha degët e ekonomisë janë në rritje.

Kontribut kryesor në rritjen ekonomike të tremujorit të dyte kanë dhënë degët e ekonomisë si: Tregti Hotele Restorante, Aktivitete profesionale, Shërbime administrative, Pasuritë e paluajtshme , Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia.

Një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike ka dhënë edhe grumbullimi i taksave. Në të kundërt, bujqësia pati kontribut negativ në performancën ekonomike të kësaj periudhe me 0,32% .

Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,48 %. Ndërsa të gjitha degët e tjera si: Ndërtimi, Industria Nxjerrëse, Energjia, Komunikacioni patën rritje krahasuar me tremujorin e dytë të një viti më parë./ TV KLAN