Infacioni, treguesi i nivelit të rritjes se çmimeve të konsumit në vend, ka shënuar një ulje të lehtë në muajin Shtator, krahasar me muajin Gusht.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave nga 2%, inflacioni muajin e kaluar ishte 1.8%.

Në mbajtjen e këtij niveli prej 1.8% ndikim kanë dhënë rritja e çmimeve të ushqimeve.

Kështu, ndikimi kryesor vjen nga grupi ushqimë dhe pije joalkoolike, shërbimi arsimor, mallra dhe shërbime të ndryshme dhe grupi pije alkoolike dhe duhan.

Krahasuar me muajin Shtator 2015, rritja më e madhe e çmimeve, sipas INSTAT, vërehet në grupin e shërbimit arsimor me 3.8%, më pas vjen grupi ushqime dhe pije joalkoolike me 3,7 % .

Brenda grupit të ushqimeve, rritje më të madhë të çmimeve pati tek zarzavatet, frutat, qumështi etj.

Ulje të lehtë të çmimeve krahasuar me gushtin ka patur mishi.

Ndërsa ulje më e madhe vërehet në grupin e transportit.

Tv Klan