Për herë të parë, pas gati 6 vitesh, konsumi final i popullatës në vend ka prekur treguesin negativ duke rënë me 0.17% në vitin 2015, krahasuar me vitin 2014.

Sipas të dhënave të INSTAT nëse në harkun kohor  nga viti 2010, kur raportohet kjo e dhënë, ndryshimi vjetor i rritjes së konsumit qëndronte mbi shifrën zero, vitin që kaloi, ajo preku territorin negativ nën zero.

Për ekspertët kjo tregon se ekonomia shqiptare është në stanjacion. Rritja ekonomike është e pamjaftueshme për hapur vende pune punësimin, që do të çonte dhe në rritje konsumi. Shkak tjetër janë edhe goditjet, rënia e çmimeve të lëndëve të para, që ka bërë që shumë kompani të shkurtojnë punëtorët.

Ekspertët thonë se situate paraqitet negative edhe gjatë këtij viti. Për këtë i referohen shifrave të Bankës së Shqipërisë për rënien e treguesit të besimit të konsumatorëve në ekonomi, me 2.5%, ku treguesi për blerjet e mëdha të konsumatorëve shënoi rënie me 7.6 pikë përqindje.

Ekspertët këshillojnë që qeveria të përdorë fondet për të rritur investimet në sektorë, që hapin vende  pune dhe të përmirësojë klimën e biznesit, pasi në këtë mënyrë do të ndikonte edhe në rritjen e konsumit. Nëse kjo situatë vazhdon , sipas ekspertëve do të nxise më tej emigrimin.

Tv Klan