Rritet kriminaliteti në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në tremujorin e tretë të këtij viti janë kryer 9900 vepra penale, 923 më shumë se në të njejtën periudhë se një vit më parë. 

Po ashtu, sipas INSTAT në Shqipëri është rritur edhe numri autorëve të veprave penale ku rezultojnë 1939  autorë më shumë, krahasaur me tremujorin e tretë 2016.

Sipas shifrave të publikuara, pjesën më të madhe të veprave penale e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” dhe më pak “Krimet kundër personit” .

KLAN PLUS