Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se është thelluar pabarazia ekonomike në shpenzimet familjare ku njerëzit e pasur vazhdojnë të pasurohen.

Në një anketë të zhvilluar, INSTAT  thotë se vitin e kaluar shpenzimet mesatare të një familjeje të përbërë mesatarisht nga 3.7 persona ishin afro 73 mijë lekë në muaj. Krahasuar me 2015-ën ato u rriten me afro 3000 leke ose 4%.

Por familjet në Shqipëri nuk shpenzojnë njëlloj.

Familjet e pasura, që në këtë rast zënë 10 % të të intervistuarve, kanë rritur shpenzimet vitin e kaluar për konsum me 14,6 % në krahasim me 2015. Mesatarisht një familje e tillë shpenzon mbi 158 mijë lekë në muaj.

Ndërsa 90 për qind e familjeve të anketuara, që jetojnë mesatarisht me 63 mijë lekë në muaj, i kanë rritur shpenzimet me vetëm 0.6% krahasuar me 2015-ën. Për pasojë hendeku ekonomik sipas INSTAT është rritur nga  2.2 në 2.5.

Sipas INSTAT për 12 grupet kryesore të konsumit rezulton se, shqiptarët vjet kanë rritur shpenzimet për arsimin dhe kanë ulur  më shumë ato për ushqimin, me afro 1400 lekë ose  3,5 % siç duket edhe nga tabela.

Diferenca në shpenzime vihen re edhe mes qyteteve. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Shkodra, ndërsa nivel më të ulët të paraqesin Gjirokastra Vlora dhe Elbasani.

Klan Plus