Paralajmërohet se një luftë mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara tashmë ka gjasa të ndodhë vërtetë, dhe ka të ngjarë të rezultojë në mijëra të vrarë ose të plagosur.

Lufta midis dy shteteve ka gjasa të përfshijë një pushtim të plotë të Koresë së Veriut dhe nuk do të ishte aspak i shkurtër, thuhet në një raport të Institutit të Shërbimit të Bashkuar Mbretëror.

Në një rast sulmi të secilit prej shteteve, Britania e Madhe do të kishte maksimumi disa orë për të vendosur se çfarë qëndrimi do të mbajë, shton raporti.

Kjo analizë shqetësuese, e përpiluar nga Drejtori i Përgjithshëm i këtij instituti Malcolm Chalmers, thotë se një luftë mund të nxitet nga Uashingtoni ose Peniani, por paralajmëron se një veprim me rrezikshmëri të lartë mund të ndërmerret nga Donald Trump për zgjidhjen e çështjes herët a vonë.

“Lufta është tani një mundësi reale”,

thotë raporti.

“Me Korenë e Veriut që bën përparim të shpejtë në programet e saj raketore dhe bërthamore, koha nuk është në favor të diplomacisë”.

Paralajmërimi vjen pasi Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, tha se kërcënimet e Trump se regjimi i Kim “nuk do ta ketë të gjatë”, mund të konsideroheshin si deklarata lufte dhe se Peniani kishte të drejtë të merrte masa kundër./

tvklan.al