Viena

Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare jep parashikime jo optimiste për rritjen ekonomike në Shqipëri në tre vitet e ardhshme.

Në një raport të publikuar së fundmi ky institut ngre shqetësimin lidhur me ngarkesën fiskale, nivelin e lartë të kredive me probleme dhe pabarazitë e jashtme, tre faktorë kërcënues për ekonominë tonë.

Ekonomia shqiptare vijon të mbështet nga reforma në sektorin e energjisë dhe hyrjet e investimeve të huaja direkte. Megjithatë, masat shtrënguese fiskale, niveli i larte i kredive të këqija dhe pabarazitë e jashtme mund ta rrezikojnë rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që ne presim të jetë 2 % gjatë këtij viti, 2.2 në vitin 2016 dhe 2.4 në vitin 2017.

Ndryshe nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, qeveria shqiptare pret që këtë vit rritja ekonomike në vend të jetë 2.7% nga 3 që kishte parashikuar. 4% në 2016 – n dhe 4.5% në 2017.

Qeveria uli parashikimin e saj për rritjen ekonomike të këtij viti për shkak të përmbytjeve që ndodhën në fillim të vitit në jug të vendit. Në vitin 2014 sipas INSTAT, Shqipëria shënoi rritje ekonomike me 1.9%. Këtë vlerë kishte parashikuar edhe Instituti Ndërkombëtar i Vjenës, ndërsa parashikimet e qeverisë ishin për rritje 2.1%.

Tv Klan