Integrimi i Ballkanit Perëndimor, 12 shtete letër Junker-it

12 shtete anëtare të BE-së i janë drejtuar me një letër presidentit të Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, ku i kërkojnë përshpejtim të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Nismën për këtë letër e kanë marrë Suedia  dhe Finlanda, ndërsa ka edhe mbështetjen e Bullgarisë, që ka marrë presidencën e BE-së.

Në letër theksohet se nuk kërkohen lëshime përsa u përket kushteve që kanë të bëjnë me luften ndaj korrupsionit e trafiqeve ilegale, funksionimin e shtetit ligjor, fqinjësinë e mirë dhe të drejtat e njeriut, por ndihmë për të përparuar drejt BE-së.

12 shtetet anëtare të Bashkimit Europian theksojnë se duhet bërë gjithçka për t’i afruar në familjen europiane në kushtet kur Rusia, Turqia apo Kina po shtojnë ndikimin në rajon.

Viti 2025 shihet si objektiv ambicioz për të përfshirë në familjen evropiane Malin e Zi dhe Serbinë e më tej shtetet e tjera të rajonit.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*