Inter dhe Milan zbresin në fushë për ndeshjet hapëse të javës së 29 të Serie A. Në orën 18:00, zikaltrit që vijnë nga një fitore e bujshme 7-1 me Atalantan, do të vizitojnë Torinon. Skuadrës së Piolit i duhet një tjetër fitore për të mbajtur gjallë ëndrrën e pjesëmarrjes në Champions. Do të jetë një sfidë direkte mes dy shënuesve më të mirë të Serie A, Belotti të Torinos me 22 gola dhe Icardit të Interit me 20.

Inter e ka rritur ritmin e lojës, duke marrë 4 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Tashmë në zonën UEFA, Inter shpreson të arrijë Champions.

Ndërsa Torino, në mesin e tabelës vjen nga një humbje me Lazion në ndeshjen e fundit, por në ndeshjet e luajtura në shtëpi është thuajse e pathyeshme, duke mbledhur 28 pikë nga 39 që ka. 

Në mbrëmje Milan do të përballet me Genoan. Kuqezinjve do t’i mungojë Bacca i skualifikuar. Kolumbiani u dënua me një ndeshje pas ofendimit ndaj arbitrit, pas protestave për penallinë në favor të Juventusit.

Megjithëse polemikat për këtë ndeshje nuk u shuan, skuadra e Montellas do të përpiqen të gjejë qetësinë duke bërë kurban Genoan. 

Edhe pse me mendjen se çdo të bëhet me pronësinë e klubit, futbollistët e Milanit do të kërkojnë të sigurojnë një vend në UEFA Europa League.

Kuqezinjtë do të përpiqen të përfitojnë nga momenti i errët i Genoas. Humbja në derbi me Sampdorian e theksuan më shumë krizën. Për të evituar përplasjen me tifozët, Genoa prej ditësh stërvitet në Milano.

Tv Klan