Interi arriti një fitore me përmbysje me Kievon në takimin e javës së 20 të Serisë A. Zikaltërit mundën ekipin veronez me rezultatin 3 – 1, në sfidën e luajtuar në “San Siro”.

Pelisier shënoi për miqtë në pjesën e parë. Reagimi i Interit erdhi pas pushimit. Kapiteni Ikardi, Perisiç dhe Eder realizuan golat që i dhanë fitoren e pestë radhazi ekipit të Piolit, që është ngjitur në zonën e kupave të Europës, në pritje të ndeshjeve të skuadrave të tjera.

Të dielën do të luhen pjesa më e madhe e takimeve të javës së 20, ku bie në sy sfida Fiorentina – Juventus.

Tv Klan