Pordenone për pak sa nuk bëri mrekullinë ndaj Inter në Kupën e Italisë. Ekipi i Lega Pro, kategoria e tretë në Itali, arriti të çojë sfidën me skuadrën që kryeson Serie A te goditjet e penalltive që u mbyllën me rezultatin 5 – 4, duke u kualifikuar në çerekfinale.

“Ndoshta nuk bëra mirë punën time dhe kjo nuk u përçua te lojtarët. U gjetën në vështirësi, por u treguan të zotë te 11-metërshat”

– tha trajneri Luaciano Spalletti pas takimit. Për skuadrën modeste kjo ishte një arritje e madhe.

“Të luash deri te penalltinë me Inter është sikur të fitosh kupën për ne”

– deklaroi trajneri Leonardo Colucci.

Inter e nisi duke mbajtur lojtarët më të rëndësishëm në stol. Lojtarët e Pordenone treguan aftësi të mira në mbrojtje, duke shtrënguar trajnerin Spalletti të aktivizojë gjatë pjesës së dytë Brozovic, Prerisc dhe kapitenin Ikardi, por 120 minuta lojë u mbyllën pa gola.

Portieri Perilli ishte i pakalueshëm. Te 11-metërshat pati emocione të forta, pasi gabimet shoqëruan të dy ekipet. Në fund vendosi goli i Nagatomo. Inter do të presë fituesin në takimin Milan – Verona që do të luhet sot, duke paralajmëruar një derbi.

Tv Klan