Pas 4 javë fitoresh, Interi ndalet në fushën e Bolonjës.

Zikaltërit barazuan 1-1, në stadiumin “Dall’ara”, në sfidën që hapi javën e 5-të të Serie A.

Vendasit e drejtuar nga Donadoni zhvilluan një lojë të mirë, duke kaluar në avantazh me Verdin në minutën e 32-të.

Reagimi erdhi në pjesën e dytë. Ikardi barazoi në minutën e 77-të me 11-metërsh.

Barazimi ndaj Bolonjës pozicionon Interin në vend të parë, një pikë më shumë se Juventus dhe Napoli, që do të luajnë të mërkurën./Tv Klan