“Dashuroje Interin e çmendur”

, thotë kënga e tifozëve zikaltër e në fakt kjo skuadër i çmendi të gjithë mbështetësit e saj në mbarë botën me përmbysjen ndaj Lazios dhe arritjen e vendit të fundit të mbetur në renditje që garantojnë pjesëmarrjen në Champions League. Përballja direkte ishte vërtetë emocionuese për të gjithë.

Të zotët e shtëpisë e nisën mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 9 pas një autogoli të Perisic. 20 minuta më pas D’Ambrosio barazoi por në mbyllje të pjesës së parë Lazio shënon sërish.

Në pjesën e dytë në minutën e 75 Lulic lë lazion me 10 lojtarë, ndërsa De Vrij, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë me Interin, shkaktoi 11-metërshin e kthyer në gol nga Icardi. 8 minuta nga fundi i ndeshjes Vecino gjeti rrjetën e Strakoshës duke e kthyer këtë përballje në festë për skuadrën milaneze.

Në sezonin e ardhshëm Lazio do të impenjohet në Europa League ndërsa inter rikthehet pas gjashtë vitesh në Champions.

Tv Klan