Napoli kthehet në krye të Serie A, duke përfituar edhe nga humbja e papritur e Inter me Undinese. Skuadra napolitane fitoi me rezultatin 3 – 1 në fushën e Torino. Një nga golat u realizua nga kapiteni Hamsik, i cili shkoi në kuotën 115 me këtë fanellë, aq sa Maradona. Ky rezultat i çon në kuotën e 42 pikëve pas 17 javësh kampionat.

Inter befasoi duke pësuar një humbje në shtëpi, e para disfatë për këtë sezon dhe nën drejtimin e Spalletti. Udinese ia doli të fitojë me rezultatin 3 – 1. Zikaltërit zhvilluan një pjesë të parë më të mirë, ndërsa në të dytën taktika e miqve ndryshoi situatën. Udinese po përmirësohet prej ardhjes së Oddo si trajner, pasi ka marrë 9 pikë në 4 ndeshje.

Një gol në momentet e fundit të sfidës vendosi fitoren 1 – 0 të Roma kësaj here me Cagliari në “Olimpico”. Vendasit patën raste të shumta madje Perotti shpërdoroi edhe një penallti në minutën e 52’. Të dielën do të luhen ndeshje të tjera të javës së 17 në Serie A.

Tv Klan