Inter mban kreun e renditjes së Serie A, pas barazimit pa gola me Juventus. Mungesa e golave në këtë përballje i dedikohet plotësisht zgjedhjeve taktike të trajnerëve.

Spalletti dhe Alegri ishin të dy me të njëjtën strategji: të mos dalim pa pikë nga takimi dhe për të arritur këtë kishin menduar të orientonin lojën e tyre drejt prishjes së aksioneve të njëri tjetrit me shpresën për ndonjë hapësirë kur mund të godisnin.

Më e fituar doli skuadra e Interit që mbajti kreun e renditjes. Në minutat e fundit Juve tentoi të tregonte se ishte zot shtëpie, por nuk arriti të çante rreshtimin e zikaltërve.

Rastet që pati Mandzukiç, Cuadradon dhe Higuainin nuk arritën ta gjejnë rrjetën.

Inter mban kreun me 40 pikë duke i dhënë shpresë tashmë Napolit që ka 38 dhe do të ndeshet me Fiorentinën.

Tv Klan