Me fitoren 3-0 në Palermo, Roma ruan vendin e dytë në renditje duke mbajtur të njëjtën distancë me Napolin ndjekës. Për ekipin e Spalletti shënoi në mesin e pjesës së parë El Shaarawy. Dy golat e tjerë erdhën nga Dzeko dhe Bruno Perez.

Më herët Napoli mundi 3-0 Crotonen.  

Inter shkatërroi në “San Siro” Atalantan. 7 gola shënuan zikaltrit në portën e skuadrës nga Bergamo. Një goditje e rëndë për portierin e Kombëtares Shqiptare Etrit Berisha, i cili do t’i mungojë edhe në ndeshjen e 24 Marsit me Italinë.

Futbollistët e Interit kanë qënë të papërmbajtshëm teksa në 17 minuta kanë shënuar 5 gola. Tre golat e parë erdhën nga Icardi, i cili realizoi në të 17, vodhi një 11-metërsh me pas dhe shënoi edhe golin e tretë në minutën e 26. Dy golat e tjerë të pjesës së dytë u shënuan nga Banega.

Pjesa e parë mbyllet me golin e zviceranit Freuler për Atalantan, por e dya hapet sërish me golat e Interit. Është Gagliardini në të 52 dhe sërish Banega me golin e tretë personal që mbyll vallen e golave të skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

Inter shkon në vendin e 4 në renditjen e Serie A, duke ia marrë atë pikërisht Atalantas që zbriti në të 6-in.

Tv Klan