Inter zhgënjeu edhe në ndeshjen e dytë në Europa League. Zikaltërit u mundën 3 – 1 nga Sparta Praga duke mbetur pa pikë.

Skuadra e Frank de Boer e mbylli me 10 futbollistë, pasi mbrojtësi Ranocchia mori dy kartonë të verdhë. Një fitore e vuajtur për Manchester United, 1 – 0 ndaj debutuesve të Zorya.

Ekipi i Jose Mourinho shpëtoi falë golit të Zlatan Ibrahimovic. Roma mundi 4 – 0 rumunët e Astra. Fiorentina fitoi 5 – 1 me Qarabag e Ansi Agollit, që luajti shumë minuta me 10 futbollistë. Për të dy skuadrat italiane ishte fitorja e parë në këtë sezon Europian.

Sukses 2 – 1 për Zurich ndaj Osmalinspor. Në fushë ishte Burim Kukeli, ndërsa Armando Sadiku nuk rrezikoi duke e ndjekur ndeshjen nga tribuna.

Viktoria Plzen e Ergys Kaçes u largua me pikë nga Viena pas barazimit pa gola me Austria. Mes rezultave të tjera bie në sy fitorja 3 – 1 e Schalke me Salzburg, ajo 5 – 2  e Krasnodar me Nice dhe 1 – 0 Ajax me Standard Liege./ TV KLAN