Presidenti i Empoli: Në verë do ta kem vështirë ta mbaj

Nedim Bajrami është gati për një ekip më të rëndësishëm dhe kjo mund të ndodhë që në Qershor. “Gazzetta dello Sport” shkruan se si Napoli dhe Lazio po e ndjekin si lojtar.

Presidenti i Empoli, Fabrizio Corsi pranoi për emisionin radiofoknik “Si gonfia la rete” se sëbashku me Fabiano Parisi do ta ketë të vështirë t’i mbajë në merkaton e verës.

Mesfushori me tipare sulmuese i Shqipërisë po tregon cilësitë e tij, pasi në këtë sezon ka shënuar 8 gola në Serie A dhe Kupën e Italisë, pa harruar edhe 4 asiste. Sipas transfermarkt.com Nedim Bajrami vlen 10 milionë Euro dhe marrëveshja aktuale me skuadrës toskane zgjat deri më 30 Qershor të 2024.

Falë edhe ndihmës së tij, Empoli i rikthyer këtë sezon në Serie A është në mesin e renditjes.

Tv Klan