Interi mundi Bolonjën në sfidën e mesditës. Një sukses 1 – 0 që nuk ishte i lehtë, pasi goli u realizua nga Gabigol në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Një çlirim edhe për sulmuesin brazilian, i cili nuk kishte shënuar deri më tani me zikaltërit në një ndeshje zyrtare. Me këtë fitore Interi qëndron në zonën e kupave të Europës./ TV KLAN