Në një intervistë për televizionin Sky, kryeministrja britanike Theresa May, iu përgjigj kritikave duke thënë se qëndrimet e saj ndaj BREXIT nuk janë konfuze, por detaje më të plota do të vijnë në javët e ardhshme premtoi ajo.

E pyetur nëse preferon tregun e përbashkët apo kontrollin mbi imigracionin, May tha se duhet të jete e qartë se Britania po largohet nga BE dhe nuk mund të mbajë copëza nga favoret e të qenit anëtar.

Shpesh njerëzit flasin sikur ne po e lëmë BE,  por prapë duam të mbajmë copëza të anëtarësisë në BE.  Ne po ikim.  Ne po dalim. Ne nuk do të jemi më anëtarë të BE.  Prandaj pyetja është cila do të jetë marrëdhënia e duhur për Britaninë me BE kur ne të jemi jashtë. Ne do të kemi mundësinë e kontrollit mbi kufijtë tanë, mbi ligjet tona.  Për këtë votuan njerëzit në 23 qershor

”.

Kryeministrja May tha se ajo natyrisht kërkon marrëveshjen më të mirë të mundshme, në mënyrë që kompanitë britanike dhe ato evropiane të kenë mundësi të vazhdojnë të operojnë në tregje./ TV KLAN