Në TV Klan pritet të nisë një nga projektet më të rinj, spektakli “Virtuozët” që zbulon talente në fushën e kantos, baletit dhe interpretimin në instrument. Ideatorja Inva Mula, në një intervistë për ABC News jep më shumë detaje për këtë spektakël.

Inva Mula, soprano:

 “E shikoja këtë program që quhej “Prodigue” në Francë dhe thoja që në momentin e parë në fakt që e kam parë, ishte një bum i madh edhe në televizionin francez, sukses i jashtëzakonshëm, thashë ky duhet të realizohet edhe në Shqipëri”.

Pranon se sapo ia prezantoi idenë Aleksandër Frangajt gjeti mbështetje për realizimin e këtij show.

“Jam gjithë kohës e zënë, gjithë kohës me produksione deri në momentin që arrita të flas një ditë me Sandër Frangajn dhe sapo ia thashë Sandrit më tha që do ta bëjmë. U gëzova kaq shumë sepse nuk është kollaj t’ia propozosh dikujt një emision të cilin ti nuk ke siguri që në Shqipëri mund të eci dhe Sandri me atë nuhatjen e vet tha që ne do ta bëjmë dhe blemë patentën nga Endemol dhe po arrijmë në përgatitjet e fundit të një programi, do të thoja të jashtëzakonshëm”.

Por nga ana tjetër ajo thekson se nuk është vetëm spektakël argëtimi për zbulimin e talenteve në fushën e kantos, instrumentit dhe baletit, por pasqyrohet edhe sakrifica dhe rrugëtimi i artistit që në fëmijërinë e hershme.

“Nuk është vetëm program argëtimi, mbi të gjitha është një program që duhet të ketë një impakt më social, ne i drejtohemi një grupmoshe e cila është shumë vulnerabël, është një moshë shumë kritike, është mosha para adoleshencës. Mund ta imagjinoni çfarë grupmoshe delikate është. Ne i bëjmë një homazh punës së artistit për t’u bërë një artist. Është një punë e madhe në moshë të hershme, me vite të tëra sakrifice, me vite të tëra studimi, në momentin kur fëmijët e tjerë lozin, këta fëmijë duhet të marrin instrumentin, duhet të studiojnë 3-4 orë. Kanë dëshirë apo nuk kanë dëshirë, pra është një rrugë e gjatë, është një rrugëtim i gjatë për t’u bërë artist”.

Inva Mula ishte e bindur tek talentet, por është surprizuar nga shtrirja gjeografike e konkurentëve që morën pjesë në audicione. Madje zbulon edhe disa talente të denja për skena europiane.

“Në fakt nuk kisha asnjë dilemë që këtu nuk do gjenim talente sepse talentet janë, përderisa arrijnë edhe në skenat ndërkombëtare edhe në skenat e Shqipërisë, unë isha e sigurt për këtë. Në momentin që ne shpallëm audicionet, pamë që u mbushë koridoret e TV Klan me fëmijë, me të rinj të cilët vinin nga Tirana dhe kjo më ka pëlqyer. Ne kemi një shtrirje gjeografike vërtet shumë të bukur. Në qoftë se do ta filloja nga veriu do ta filloja nga Tropoja, nga Shkodra, Lezha, Elbasani, Tirana, Durrës, Pogradec, Korçë, pastaj kemi trevat e Kosovës. Kemi 60 kandidatë, të cilat janë të ndarë në disa kategori, për arsye se kjo lloj formule përfshin kanton klasike, përfshin baletin klasik dhe instrumentin. Kemi fëmijë të talentuar në piano që janë të denjë që të mbajnë koncerte në të gjithë botën. Një prurje shumë e kosiderueshme profesionalisht shumë e lartë”.

Në fillim të shkurtit spektakli fillon rrrugëtimin, tani po mendohen detaje të rëndësishmë të talenteve të reja.

“Ne dot të nxjerrim më të mirën e këtyre talenteve, por duhet shoqëruar bukur me orkestër me efekte televizive, me inserte të vogla nga jeta e tyre personale me prindërit, rrugëtimin e e tyre nëpër qytet me instrumentat e tyre nëpër duar duke e mbajtur si një lodër. Një spektakël që ka brenda atë çiltërsinë e moshës, pastërtinë e moshës është spektakël më vete”.

Repertori i zgjedhur për netët e spektaklit është një shkrirje mes atij të huaj dhe kryesisht shqiptarë.

“Një nga kërkesat që kemi pasur në grupin tonë të punës është që ne duhet të cekim dhe repertorin operistik ose klasik shqiptar i cili po na humb dhe më vjen shumë keq për këtë, prandaj ka kandidatë të cilët kanë prekur këto repertorë. Kemi Simon Gjonin, Çesk Zadenë, Pjetër Gacin. Jam shumë e lumtur që do të dalin kompozitorë e mëdhenj shqiptarë në një fromat klasikahas kompozitorëve të mëdhenj klasik botërorë”.

Në juri do të jenë emra të spiktatur të skenës ndërkombëtarisht në zhanre të ndryshme.

“Në balet kemi zgjedhur Andeta Toromanin, në kanto kemi Mirjan Tolën, për instrumentistin kasha shumë dilema sepse është një artist që përfshin shumë kategori dhe unë mendova që Genc Tukiqi do të ishte ai që do ta mbante në supe të gjykonte këtë kategori. Megjithatë nuk është se një anëtar do të votojë vetëm një kategori, por do të japi mendime dhe për të tjerët do me thënë do të jetë një juri që do të jetë kompetente për artistin”.

Ndërkohë që të gjithë janë kureshtarë të shohin se kush do e prezantojë spektaklin.

“Prezantimin do ta bëj vetë për arsye se mendoj se të gjithë këta të rinj kanë nevojë të mbështeten diku tek një fjalë e ngrohtë, tek një mendim profesional dhe ta shikoni të gjithën si një ëndërr ashtu si edhe Inva e realizoi ëndrrën e saj. Unë po e bëj këë që ti shoqëroj këta të rinj me prezencën time edhe si prind, edhe si artiste, edhe si pedagoge”.

Çdo performancë do të shoqërohet nga orkestra simfonike cila do të luajë live e drejtuar nga dy emra të njohur Suzana Turku dhe Gerard Akoka, ndërkohë qe në fushën e kërcimit është bashkëpunuar me shkollën e baletit.

“Për publikun është diçka e bukur, diçka e bërë për herë të parë për teleshikues që edhepse janë më pak njohës do të shikojnë në eksranin e vogël për publikue madh, muzika vjen shumë ëmbël dhe ata do të kenë nëvojë p një gjë të tillë”.

Mula garanton se në këtë spektakel nuk do të mungojnë detaje të rëndësishme në aspektin televiziv dhe ajo çmon bashkëpunimin me vëllezërit Laço.

“Skenografi e shkëlqyer, e njëjta skenografi e programit original në Francë dhe jemi shumë të lumtur për këtë sepse jemi deri në fund në elementet e fundti në formantin që bën televizioni francez. Regjia televizive është e Bledi Laços he skenar të Pandi Laços. Është një dyshe që ka dhënë prova të sigurta në disa show televiziv, por unë e veçoj sepse ka shumë rëndësi të bashkëpunosh, sidomos në një spektakël të tillë me njerëz kompetentë të cilët e duan muzikën klasike dhe aty kam gjetur pikërisht një bashkëpunim profesional”.

Countdown-i për oragnizatorët e “Virtuozëve” ka nisur. Tashmë ata garantojnë një spektakël unik dhe të munguar në ekranin e televizioneve shqiptare.

/abcnews.al