INUK_per_Bashen

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka kallëzuar penalisht kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe kreun e Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha për dhënien e një leje ndërtimi të paligjshme.

Objekti për të cilin kërkohet hetim për shkelje të detyrës nga ana e Bashës dhe Hoxhës është kjo ndërtesë që ka nisur të ndërtohen në këtë hapësirë mes Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” dhe shkollës së Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”.

ndertesa

Bëhet fjalë për një ndërtesë multifunksionale.

Por për të njëjtat arsye për të cilat bën kallzimin penal, INUK kërkon nga organi i akuzës që për Bashën dhe Hoxhën të ndërmerret masa e pezullimit nga detyra.

Por menjëherë pas deklaratës së Kryeinspektores Bici ka reaguar Bashkia e Tiranës, ku njoftohet se kanë nisur përgatitjen e një kallzimi penal ndaj Bicit me akuzën e kallëzimit të rremë. Sipas njoftimit të Bashkisë Kryeinspektorja e INUK që sipas tyre është një gjobëvënëse po përdoret nga Kryeministri Rama për të shpifur dhe për të përbaltur këtë institucion.

Leja e miratuar nga Bashkia Tiranë, thuhet ne njoftim është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit, ndërsa janë respektuar të gjitha distancat e përcaktuara në ligj për këtë ndërtim multifunksional.

E duke iu pergjigjur sulmit me sulm, Bashkinë e Tiranës e akuzon Kryeministrin dhe Bicin se po godasin dhe dhunojnë paligjshmërisht me gjoba korruptive qindra qytetarë të cilët i kanë denoncuar këto abuzime pranë Bashkisë dhe do t’i drejtohet drejtësisë për të gjithë këto raste.

Tv Klan