INUKInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prishi me anë të një shpërthimi të kontrolluar me tritol një ndërtesë shumë-katëshe në Tiranë.

Objekti gjendej në afërsi të urës së Beshirit, në aksin rrugor Vaqarr – Pezë. Bëhet fjalë për një objekt të përfunduar, por të pabanuar.

Sipas INUK, ajo ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Nga pronarët e saj nuk pati kundërshtime.

Tv Klan