inukInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe të dielën aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në shumë zona të kryeqytetit.

Veç shtesave të lokaleve, kioskave apo konstruksioneve buzë trotuareve mjetet e INUK kanë prishur edhe platformat e betonit në sheshet mes pallateve.

Në ditën e katërt të këtij aksioni  janë prishur dhjetra ndërtime pa leje dhe platforma betoni nga rruga Hoxha Tasim deri ne Porcelan, duke krijuar probleme edhe për qarkullimin e mjeteve.

Aksioni  për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Porcelanit ka nisur ditën e enjte dhe sipas Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të vijojë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve.

Po sot ka vijuar largimi i materialeve nga tregu i fruta-perimeve që u ç’montua një ditë më parë nga punonjësit e INUK

Njëkohësisht INUK ka vijuar aksioni për prishjen e shtesave, lokaleve dhe objekteve të tjera të paligjshme edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, kryesisht në unazë, pranë 21 Dhjetorit.

Prej katër ditësh Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka ndërhyrë edhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në segmentin kryqëzimet e saj me rrugën e “Kavajës” dhe me rrugën e “Durrësit”, ku po liron lulishtet dhe hapësirat e pallateve zaptuar nga ndërtime pa leje. Në këtë zonë po prishen 43 objekte të paligjshme.

Tv Klan