Inuk ne dajtInspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar të enjten zbatimin e planit në komunën Dajt për prishjen e objekteve të paligjshme.

Aksioni është përqendruar kryesisht në zonën e Shkozës, në rrugën që të çon në fshatin Surrel dhe tek ish-uzina e autotraktorëve.

Në total gjatë ditës së enjte janë prishur rreth 70 objekte të paligjshme kryesisht  një katëshe të cilat ishin të përshtatura si  njësi të ndryshme biznesi.

Sipas INUK objektet ishin të ndërtuara jashtë çdo kriteri ligjor, mbi trotuare.

Nga ana e banorëve nuk ka patur kundërshtime, madje këta të fundit i kanë boshatisur vetë objektet. Aksioni për prishjen e objekteve të paligjshme në Komunën Dajt ka nisur në datën 15 dhjetor dhe INUK bën të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në prishjen e të gjitha objekteve të paligjshme.

TV Klan