INUKKKKAksioni i INUK është përqëndruar në 3 zona të kryeqytetit në vijim të aksionit kombëtar për çlirimin e hapsirave publike të zaptuara nga ndërtimet dhe shtesat pa leje.

Rruga e Elbasanit aksi në drejtim të tregut elektrik, zona e Laprakës dhe pranë Prokurorisë së Tiranës janë blloqet ku këtë të enjte janë shembur disa dhjetëra ndërtime, kryesisht biznese të vogla.

Kryeministri Rama u shpreh në Twitter e Facebook për një valë të re çlirimi.

Ndërsa një ditë më parë, duke lajmëruar vijueshmërinë e operacionit të INUK-ut në të gjithë territorin, ai tha se muajit e fundit falë vendosmërisë për të çuar deri në fund këto aksione ka një rënie drastike të ndërtimeve pa leje dhe të ndërhyrjeve të paligjshme në hapsirat publike.

Tv Klan