Zëri i saj i ka dhënë shumë muzikës operistike shqiptare, franceze dhe evropiane. E për këtë arsye, kremtimi i Ditës së Europës, iu besua për të dytin vit sopranos së njohur shqiptare Inva Mula në një koncert me mezzosopranon Vikena Kamenica dhe tenorin Klodjan Kaçani. Simfonia e përzgjedhur ishte e 9-ta e Bethovenit.

Pas “Ditës së Europes”, Inva Mula do të jetë sopranoja e parë shqiptare që do të këndojë në Teatrin Kombëtar të Beogradit. Pas dy javësh personazhi i Mimit, në “La boheme-n” e Giacomo Puccinit do të interpretohet nga Inva Mula, e para që e shkel këtë skene si e ftuar speciale.

Shenjtërimi i Nënë Terezës në Shtator do të prihet nga një koncert në Vatikan, ku  hymni i nobelistes shqiptare i është besuar Inva Mulës.

Enkelejda Mema, Tv Klan