investitoret

Perceptimi i bizneseve, anëtarë të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, është se, vetëm gjysma e kontrolleve, inspektimeve dhe auditeve bëhet në mënyrë të ligjshme, ndërsa pjesa tjetër për rryshfet e ndërhyrje politike.

Ky është rezultati i një anketimi të kësaj shoqate me 91 investitorë të huaj.

Anketimi është bërë në periudhën Mars – Prill të këtij viti, përpara nisjes së aksionit kundër informalitetit.

Por investitorët e huaj kanë ankesa edhe përsa i përket sjelljes së tatimorëve, gjatë aksionit të nisur në fillim të Shtatorit.

Këto shqetësime, bashkë me rezultatet e anketës, iu bënë të ditura në një takim Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Sipas anketës, probleme shqetësuese për investitorët e huaj mbeten mosefiçenca e gjykatave për të shqyrtuar në kohë çëshjet administrative dhe për të dhënë drejtësi, ndryshimi i shpeshtë i ligjeve apo taksave dhe korrupsioni.

Më tepër se 51 e të anketuarve thonë se kushtet e të bërit biznes në Shqipëri, aktualisht nuk janë të favorshme. Ndërsa 18% i përgjigjen pozitivisht kësaj pyetjeje.

Edhe rimbursimi i TVSH, sipas të anketuarve, has shumë probleme. 65% e të pyeturve thonë se tregu ka informalitet të lartë.

Tv Klan