Në profesion është inxhinier informatike. Në ditet kur nuk i duhet të merret me tekonoligjinë, i përkushtohet fotografisë. Në mendjen e Andi Agaraj, kjo ekspozitë e parë, me protagoniste femrën lakuriq lindi para disa kohësh, për tu konkretizuar sot me këto shkrepje. Me prezantimin e tij, 25-vjecari, nuk kërkon të godase me lakuriqësinë, por të vendose në qendër të objektivit një trashëgimi ndër shekuj.

Të fotografuarat janë vajza të zakonshme që e gjejnë veten te i njëjti aforizëm, “Në art nuk ekziston imoraliteti”.

Vendi i fotografimit është jashtë mureve të një dhome, si në pyllin e Dajtit apo ish-metalurgjikun e Elbasanit. E njëjta ide edhe për ekspozimin. Jo brenda mureve të një galerie, por të një lokali, ku mund të gjerbësh kafen dhe të lundrosh në artin e lakuriqësisë.

Mendimi i momentit për Andin është të vazhdojë eksplorimin që siç thotë ai, e ndërgjegjëson qënien njerëzore të pranojë trupin fizik me defektet e tij.

Enkelejda Mema, Tv Klan