Një adoleshente ka ndërruar jetë, pasi ka pësuar një shok elektrik gjatë kohës që telefoni i saj iPhone 6, po karikohej.

Siç shkruan e përditshmja “The Independent”, Le Thi Xoan u gjet pa ndjenja nga prindërit e saj me telefonin pranë, në rajonin vietnamez të Ha Tinh.

Policia tha se dyshohet që shkak është bërë një defekt në karikuesin, që ishte në prizë. 

Autoritetet thanë se vajza ishte dërguar menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Ajo dyshohet se u karbonizua, pasi kablloja e pajisjes ishte mbështjellë rreth saj.

Në shtrat u gjetën edhe shenja zjarri.

Karikuesja mendohet se nuk ishte e prodhuar nga Apple./tvklan.al