Ka shumë gjëra të bukura dhe interesante që mund të bëhen me një iPhone, me aplikacionet si dhe aksesorët shtesë që mund të gjehen në Apple Store. Por gjithashtu ka edhe shumë gjëra të keqia që mund të bëhen me aksesorët e këtij telefoni.

Vetëm duke përdorur Kasën me Kamera Termale të iPhone, një mendje e ligë, mund t’ju vjedhë kodin PIN të kartës tuaj të bankomatit, apo kreditit, sapo të keni bërë një blerje, apo tu vjedhë kodin për të hapur derën e shtëpisë, nëse keni një të tillë.

Një rrezik i shfaqur së fundjmi për sigurinë tuaj. Në videon që shfaqet më poshtë mund të shihni sa lehtë është për dikë të kryejë vjedhjen e kodit PIN, por edhe mënyrat për tu mbrojtur.

Në momentin që dikush sapo ka përfunduar së shtypuri kodin PIN të kartës bankomat në kasat apo në pajisjet elektronike të marketeve, për shkak të temperaturës trupore, butonët e shtypur do të marrin ngjyrë nëse shihen nga kamerat termale, madje ngjyrat e zbehta do të tregojnë se cilët butonë janë shtypur në fillim, ndërsa ngjyrat e ndezura tregojnë cilët janë butonët e fundit. Kështu, një keqbërës mund të mësojë ekzaktësisht kodin tuaj PIN.

4

Fatmirësisht cdo gjë e ka një zgjidhje. Në mënyrë që të jeni të mbrojtur edhe nga kamerat termike, mjafton që të mbështesni një dorë në butonët e tjerë të pajisjes, bankomatit apo derës së shtëpisë, në mënyrë që edhe këta butonë të ngrohen nga temperatura e trupit tuaj dhe kështu do të jetë thuajse e pamundur për kamerat që të lexojnë kodin tuaj.

3

Në këtë mënyrë fotoja që do të përftohet nga kamera termale do të ngjajë me këtë këtu poshtë:

tvklan.al/Erjon Todhe