rouhanPresidenti i Iranit, Hasan Ruhani akuzoi Arabinë Saudite për bombardimin e rebelëve shi’itë në Jemen. Duke folur në paradën e përvitshme ushtarake në Teheran, Ruhani tha se “rregjimi saudit po mbjell farën e urrejtjes përmës mbështetjes që u jep militantëve sunitë në Lindjen e Mesme”. Për javë të tëra, Arabia Saudite ka ndërmarrë sulme ajrore kundër rebeleve Huti dhe lufëtarëve aleatë, të afërt me ish – Presidentin e Jemenit, Ali Abdullah Saleh. Irani mbështet grupin shi’it, por mohon se i furnizon ata me armë.

Tv Klan