Sukses 2-0 kundër Wales

E pabesueshmë ishte fitorja e Iranit ndaj Wales. 90 minutat e rregullta të ndeshjes përfunduan pa gola pasi të dy skuadrat u treguan të kujdesshme më së shumti se sa të guximshme. Në minutat e fundit të sfidës portieri i Wales, Wayne Hennessey u ndëshkua me karton të kuq. Ai bëhet portieri i tretë në historinë e Kupës së Botës që merr të kuq.

Në shtesa, saktësia dhe qartësia e lojtarëve të drejtuar nga Carlos Queiroz solli fitoren. Në minutën e 8-të shtesë Roozbeh Cheshmi gjeti cepin e poshtëm të portës uellsiane duke kaluar skuadrën në avantazh. Gëzimi në pankinë dhe në shkallët e stadiumit nuik mund të përshkruhet me fjalë.

3 minuta më pas, me një siguri të admirueshme, Ramin Rezaeian shënoi golin e duytë që çoi në delir spektatorët në stadium.

Me këtë fitore, iranianët kanë shpresë për një kualifikim të mundshëm por që gjithësesi fati i saj do të jetë i lidhur edhe me ndeshjet e tjera të grupit.

Tv Klan