Pas Koresë së Veriut dhe Venezuelës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përballen edhe me Iranin. Tre javë pas sanksioneve të vendosura nga Kongresi amerikan, Teherani rrit me 500 milionë dollarë programin për zhvillimin e raketave balistike.

Parlamenti iranian, miratoi këtë të dielë fondin, i cili do të përdoret edhe për operacionet e jashtme të gardës revolucionare.  Kreu i parlamentit tha se:

“Amerikanët duhet ta dinë se ky eshte vetëm hapi ynë i parë për t’u përballur me veprimet terroriste dhe aventureske të SHBA”

.

Në mbyllje të votimit politikanët iranian thërritën: “Vdekje Amerikës”.

Teherani thotë se sanksionet e miratuara nga kongresi shkelin marrëveshjen e vitit 2015, e cila lehtësoi masat e vendosura kundër Iranit në shkëmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Sanksionet ekonomike ndaj Iranit privojnë kompanitë amerikane dhe jo vetëm që të përfitojnë ekonomikisht nga interesat ekonomike të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

TV KLAN