Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif mendon se SHBA do të heqë dorë nga marrëveshja që kufizon aktivitetet bërthamore të vendit të tij. Por, Zarif tha gjithashtu që shpreson që të jetë Europa ajo që do të mbajë gjallë marrëveshjen.

Trump në fjalimin që mbajti në OKB këtë muaj tha se marrëveshja ishte një “siklet” për SHBA-në.

Franca, Gjermania dhe Britania, të cilat sëbashku me Rusinë dhe Kinën e kanë firmosur marrëveshjen, e kanë mbrojtur atë.

“Ti ose jeton me të (marrëveshjen) ose largohesh prej saj. Nuk mund të jesh gjysmë shtatzënë. Unë supozoj dhe mendoj që ai nuk do ta certifikojë marrëveshjen dhe më pas do të lejojë Kongresin të marrë vendimin përfundimtar. Mendoj se ai ka bërë një politikë të paparashikueshme dhe tani po bëhet i pabesueshëm. Trump ka dhunuar gjithçka që kishte marrëveshja”,

tha Zafir.

Marrëveshja bërthamore i lejon Iranit të vazhdojë kërkimet dhe të zhvillohet në këtë fushë. Sipas Zarif marrëveshja do të prishet vetëm nëse Europa, Kina, Japonia dhe Rusia vendosin të shkojnë në të njëjtin drejtim me SHBA-në.

/tvklan.al