Vetëm dy muaj nga lindja e fëmijës së saj të parë, Irina Shayk shkëlqeu në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.

Supermodelja ruse ishte e ftuar speciale e shtëpisë franceze të kozmetikës L’Oréal. Ajo rrëmbeu vëmendjen e fotografëve në dy paraqitjet e saj. format trupore të modeles 31-vjeçare ishin perfekte, shumë larg nga ato të një gruaje që sapo ka lindur.

Në Kanë, Irina preferoi të paraqitej me dy fustane të stilistes së njohur italiane Donatella Versace.

Në muajin mars Irina Shayk dhe bashkëshorti i saj, aktori Bradly Cooper u bënë prindër të një vajzë, të cilën e quajtën Lea./ TV KAN