Ditën e diel, Irina Shayk u shfaq për herë të parë me foshnjen e saj të adhurueshme, gjatë një shëtitjeje në Los Angeles. 31 – vjeçarja dhe i dashuri i saj, Bradley Cooper sollën në jetë Lea de Seine Cooper, në Mars të këtij viti.

Modelja e famshme është kujdesur të kombinohet në veshje me të bijën teksa kanë shijuar shëtitjen e tyre, vetëm pak orë pasi kishte shpërndarë në rrjetet sociale një foto me të brendshmet Intimissimi, kompania në të cilën Irina është imazh, që prej vitit 2007.

Ndërkohë që fansat janë mahnitur nga format e saj perfekte trupore dhe nuk arrijnë ta besojnë se sa shpejt e ka marrë veten nga shtatzënia./tvklan.al