Prej disa javësh mediat e Show Biz-it raportojnë se Irina Shayk, është shtatzënë edhe pse ajo vetë mundohet ta fshehë.

31-vjeçarja është kapur nga paparacët gjatë zbritjes në aeroportin e Los Angeles, ku është shfaqur me një pallto të gjerë, në përpjekje për të fshehur barkun. Irina duket sikur ka shtuar disa kilogram.

Irina Shayk 2

Aludimet për shtatzëninë e Irina Shaik u ngritën që prej sfilatës së “Victoria Secret”, në fund të vitit të kaluar.

Por supermodelja ruse, ka preferuar të qëndrojë e heshtur rreth aludimeve se pret një fëmijë nga partneri i saj Bredli Kuper./ TV KLAN