Të gjithë i njohin motrat e njohura Irma dhe Eranda Libohova, këngëtaret aq të dashura për publikun shqiptar.

Por jo të gjithë e dinë se Irma dhe Eranda kanë dhe një motër tjetër, e cila nuk është e njohur për publikun, sepse nuk është pjesë e skenës.

Ajo quhet Shqiponja Turdiu, shkurt siç e thërret Irma, Ponja. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka dashur t’ia prezantojë këtë të fundit të gjithë ndjekësve të saj në Instagram.

Në intervista të ndryshme në media, vetë Irma ka deklaruar se ajo vjen nga një familje e madhe, ku krahas dy motrave, ka dhe dy vëllezër Andrea dhe Zamir Libohova./tvklan.al