Kohët e fundit Louis van Gaal është përmendur si trajneri që po çon drejt greminës Manchester United. Ai është në prag të shkarkimit, madje Jose Mourinho përmendet si zëvendësuesi i tij.

Këtë javë i shkoi mbarë pasi fitoi 3 – 2 me Arsenal, por më shumë se për triumfin, do të kujtohet për reagimin e tij gjatë ndeshjes.

Van Gaal u shemb në fushë përpara gjyqtarit të katërt, për t’i treguar simulimin e futbollistit kundërshtar.

Kjo ka mjaftuar që ironia me trajnerin hollandez të mos kursehet. Fantazia e faqeve të ndryshme në internet është shfrenuar.

Në fund të takimit Louis van Gaal i kërkoi ndjesë gjyqtarit për reagimin e tij emocional. Por Van Gaal që drejton ekipi prej 30 vitesh ka patur edhe momente të tjera të ngjashme. Si ky në finalen e Kupës së Kampionëve në 1995 mes Ajax dhe Milan.

Tv Klan