Isa Mustafa nuk do të jetë më kandidat i LDK-së për kryeministër të vendit. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri në detyrë që një takim me strukturat e partisë së tij ka konfirmuar tërheqjen nga kjo detyre. “Në bisedën me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një Kryeministër tjetër.

Sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për emra të rinj” – u ka thënë Mustafa gazetarëve në Prishtinë. Mustafa nuk ka dhënë emra se cilët do ta pasojnë në garën për kreun e qeverisë. Mustafa ka thënë se do të ulet me strukturat e partisë për të vendosur cili do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Kosovës nga LDK-ja.

Mustafa ka bërë komplimenta për ministrat e tij në qeveri ndërsa për PDK-në e drejtuar tashmë nga Kadri Veseli e quajti tradhëtare. “Ata nuk na kanë tradhtuar neve. E kanë tradhtuar vetveten” tha Isa Mustafa duke shtuar se LDK e ka mundur krimin, korrupsionin dhe papunësinë. Në 11 qershor Kosova shkon në zgjedhje të parakohëshme pasi PDK mbështeti mocionin e mosbesimit të opozitës duke rrëzuar qeverinë me LDk-në.

Tv Klan