Francisco Alarcon, apo siç njihet ndryshe Isco rinovoi kontratën e tij me Real Madrid. Sipas mediave spanjolle ai do të qëndrojë edhe 4 vite me opsion edhe për një vit më shumë. 6 milionë euro në sezon do të përfitojë futbollisti.

Në kontratën e tij është përfshirë edhe klauzola e shitjes. Shifra është astronomike, 700 milionë Euro.  Florentino Perez po nis të aplikojë një politikë të re në klub për të blinduar yjet.

Raportohet se pas pak ditësh klubi do të njoftojë se nuk do të ketë asnjë futbollist me klauzolë shitjeje më poshtë se 500 milionë Euro. Për këtë vendim, presidenti mund të ketë marrë shkas nga interesimi i shumë klubeve të mëdha për Isco, si Barça, Manchester City dhe Bayern Múnich.

Kontrata e re e futbollistit edhe pse nuk është bërë publike nga klubi thuhet se është depozituar në Ligën profesioniste para se ekipi të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara. TV KLAN