Prifti katolik që frymëzoi filmin “Ekzorcisti” u vra nga një fëmijë i pushtuar nga djalli. Kështu deklaron një ish – agjent i CIA –s, sipas të cilit, prifti Malachi Martin u shty për vdekje nga një forcë e padukshme.

Rrethanat misterioze që çuan në vdekjen e tij të parakohshme janë zbuluar në një dokumentar të ri të

Netflix

, të titulluar

“Hostage to the Devil”.

Ish – agjenti i CIA -s njëkohësisht dhe miku i tij i ngushtë, Robert Marrow rrëfen sesi Martin, nga Irlanda, u vra pasi një vajzë 4 – vjeçare, të cilës po i bënte ekzorcizëm, i foli.

Marrow tregon se prifti u ofrua për të kryer një ekzorcizëm në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ai mbërriti në shtëpine e saj, vajza e vogël mësohet se iu afrua dhe i tha:

“Domethënë ti je Malachi Martin dhe mendon se mund ta ndihmosh atë?”

Sipas dokumentarit, dyshohet se djalli po fliste duke e përdorur vajzën si marionetë.

Ish – agjenti i CIA –s shprehet se takimi mes vajzës së vogël dhe priftit Martin ishte një prej gjërave më të sikletshme që kishte parë ndonjëherë.

ekzorcizmi

Kjo deklaratë vjen dy ditë pasi krijuesi i filmit “Ekzorcisti”, William Peter Blatty vdiq. Ai u nda nga jeta në moshën  89 – vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të madhe të filmave horror. Për filmin “Ekzorcisti”, thuhet se Blatty u frymëzua nga prifti Martin./tvklan.al