Aktori Onur Saylak ka mbrojtur ish-bashkëshorten e tij, Tuba Buyukustun, duke hedhur poshtë raportimet se ajo kishte nisur një lidhje jashtëmartesore gjatë kohës që ishte e martuar me të.

Aktorja 35-vjeçare e njohur si Elifi e “Diamante dhe Dashuri” u martua me Saylak në vitin 2011, teksa zyrtarisht u divorcua vetëm pak muaj më parë.

Media turke kishte raportuar se Tuba kishte nisur një lidhje me biznesmenin Umut Evirgen para se të divorcohej nga babai i dy vajzave të saj.

Por Saylak reagoi shumë ashpër ndaj këtyre raportimeve. “Me Tubën nuk jemi divorcuar se ka të dashur. Nuk ekziston një idiotësi e tillë. Kjo është një fyerje si për të edhe për mua. Lidhja jonë kishte përfunduar prej kohësh. Për hatër të fëmijëve e provuam sërish, por nuk u bë”.

Ai theksoi se lidhja e Tuba-s me Evirgenin kishte nisur pas divorcit. “Tuba është nëna e fëmijëve të mi. Po e them hapur një gjë të tillë pasi nuk dua të përflitet më shumë”, tha ai sipas “HaberTurk”. /tvklan.al